Çfarë duhet dhe nuk duhet të bëjmë para gjumit

Stresi, lodhja, orët e gjata të punës dhe kushtet në vështirësim të jetesës ndikojnë tek shëndeti jonë duke na prishur edhe regjimin e gjumit.

Një gjumë i shëndetshëm është tepër i rëndësishëm edhe për shëndetin. Neurologët kanë renditur edhe disa këshilla rreth veprimeve që duhet dhe nuk duhet të bëjmë para gjumit.

-Flini çdo ditë në të njëjtin orar.

– Zgjohuni në të njëjtin orar.

– Bëni ushtrime fizike në mëngjes, pas dreke ose në orët e para të mbrëmjes.

– Konsumoni herët darkën.

– Dhoma e gjumit duhet të jetë e pastër, e ajrosur, në errësirë dhe pa zhurmë.

– Programi për të nesërmen duhet të bëhet para se të shkohet në krevat.

– Sigurohuni që t’i keni të ngrohta këmbët dhe duart. Nëse është e nevojshme vishni edhe çorape.

– Zbatoni rutinën tuaj para gjumit. Lani dhëmbët, vishni rrobat e gjumit, bëni banjë, dëgjoni muzikë të lehtë, lexoni libër në kolltuk apo në divan dhe pastaj shkoni në krevat.

– Nëse nuk ju zë gjumi për 20 minuta kthehuni në sallon.

Këshillat duhet të vihen në zbatim gradualisht. Para gjumit nuk duhet të bëni ushtrime fizike. Duhet të shmangni lojërat në kompjuter apo filmat që jua largojnë gjumin. Mundësisht mos konsumoni kafe, çaj apo çokollata pas orës 20:00.

Mos flini kurrë në kolltuk, apo në divan. Po t’ju vijë gjumi herët ngrihuni dhe lëvizni. Mos shikoni TV , mos rrini në kompjuter dhe as mos përdorni telefonin në dhomën e gjumit. Largojini nga dhoma.

Mos shkoni në krevat as të uritur dhe as me stomakun bosh. Mos përdorni pajisje elektronike pas orës 22:00. Nëse është e mundur mos flini gjatë ditës, kurrsesi pas orës 15:00. Nëse ju duhet të pushoni, ai nuk duhet t’i kalojë 30 minutat mes orës 12:00-14:00


Shtuar 30.04.2024 23:11