Kafja e nxehtë me qumësht është një nga kënaqësitë tuaja të preferuara të ditës, sidomos kur bie shi dhe temperatura ulen pak. Por a e dini se kombinimi i kafesë me qumështin mund të mos ju bëjë edhe aq mirë?
Kafja është një pjesë integrale e zgjimit të mëngjesit për 90% të popullsisë botërore dhe shumë priren të shtojnë dhe qumësht për t’i dhënë asaj shije më të lehtë dhe të këndshme.
Megjithatë, sipas hulumtimeve, kombinimi i kafesë dhe qumështit ka efekte negative në shëndet sepse:
- Kombinimi i kafeinës dhe kazeinës (proteina e qumështit) krijon mpiksje në stomak, të cilat janë shumë të vështira për t’u tretur. Kështu kafeja me qumësht jo vetëm që nuk bëhet më e lehtë, por mund të shkaktojë edhe intolerancë.
- Qumështi në kafe shkakton sekretimin e kalciumit përmes urinës, ndërsa rrit sekretimin e kalciumit në zorrët.
- Kafeja e thjeshtë nuk përmban kalori dhe yndyrë. Kur kombinohet me qumësht, atëherë rritet numri i kalorive dhe yndyrave të panevojshme që konsumojmë, veçanërisht kur pimë shumë kafe çdo ditë.