A mund të shpjegojnë “super-ngjalat” dëshmitë mbi përbindëshat e liqenit Loch Ness?

Një studim i ri pretendon se shikimet e famshmit përbindëshi i Loch Ness, mund të kenë qenë në fakt ngjala evropiane . “Hipoteza e ngjalave” sugjeron që ngjala e llojit A.Anguillaveçanërisht e madhe mund të jetë e mjaftueshme, që ta gënjejë syrin e njeriut të mendojë se ka parë një kafshë mitike që banon në liqen.

Por a e mbështesin këtë teori statistikat nga ngjalat e kapura atje? Përllogaritjet e madhësisë së përbindëshit të Loch Ness variojnë nga rreth 1–2 metra në 15–20 metra. Studiuesit analizuan të dhënat mbi gjuetinë në Loch Ness, për të përcaktuar numrin e ngjalave dhe madhësinë mesatare të trupit të tyre kur ato u nxorrën nga uji.

Dhe u zbulua se ka të ngjarë të bëhet fjalë për madhësitë më të vogla të ngjalave A.Anguilla. Ndaj shanset tuaja për të gjetur jo vetëm një ngjalë, por një ngjalë të madhe (minimumi 1 metër të gjatë) në atë liqen janë rreth 1 në 50.000.

“Megjithatë, ai nuk është përbindëshi për të cilin flitet. Në fakt, probabiliteti për të gjetur një ngjalë 6 metra në Loch Ness është në thelb zero. Shumë i ulët edhe për softuerin e përdorur për të ofruar një vlerësim të besueshëm. Në këto kushte, ndërsa ngjalat e mëdha mund të shkaktohen nga disa shikime nga dëshmitarët okularë të objekteve të mëdha dhe të gjalla që ngrihen mbi sipërfaqen e liqenit, ato nuk kanë gjasa të jenë përgjegjëse për “shikimet’ e kafshëve jashtëzakonisht të mëdha, të cilat mund të shkaktohen nga fenomenet e dallgëve tëmëdha, gjitarët endacakë të rastësishëm, apo ndonjë specie tjetër”– shpjegojnë autorët.

Pra nëse nuk ka gjasa, atëherë nga lindi hipoteza e ngjalës së madhe? Gjatë viteve 1970, një gabim shkencor e nxiti biologun Roi Makal të arrinte në përfundimin se ngjalat e mëdha mund të ekzistojnë në liqen pas mbledhjes së një kampioni të marrë nga gjuetia në liqen.

Dhe ai nuk është një hap krejtësisht qesharak, nëse merr parasysh tiparet përcaktuese të“përbindëshit” të Loch Ness:një kokë e vendosur mbi një qafë të gjatë dhe të hollë, njëfleksibilitet ekstrem në lëvizje dhe një ngjyrë e errët e trupit.

Ndërkohë Makal nuk ishte i vetëm, pasi edhe natyralistë të tjerë sugjeruan se super-ngjalat mund të migrojnë përkohësisht në liqen nga lumi Ness. Ndërkohë, një studim i DNA i vitit 2018 gjeti ngarkesa me materiale tq A.Anguilla , që ndoshta ishin gjurmë të ngjalave të mëdha. /iflscience/


Shtuar 5.02.2023 13:57