Aksident në Pogradec, katër të plagosur

Një aksident i rëndë është shënuar ditën e sotme në dalje të fshatit Vërdovë, Pogradec, ku si pasojë katër persona kanë mbetur të plagosur

Policia bën me dije se shtetasi G. Gj., 42 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Honda”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe automjeti ka dalë nga rruga.

Për pasojë janë dëmtuar 4 pasagjerë që udhëtonin në këtë automjet, të cilët u transportuan në spitalin e Pogradecit dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Me drejtuesin e automjetit G. Gj., po kryhen veprimet procedurale. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të daljes nga rruga.


Shtuar 5.02.2023 14:05