Zyrtarisht vjeshtë! Rikthehen shirat dhe bien temperaturat, ky është moti për nesër

SHMU:

Java që pritet të nis dëshmon që dalëngadalë do të na duhet të shtojmë në garderobat tona veshjet me të trasha.

Java do të nisë me reshje shiu e hera herës me shtrëngata edhe pse orët me diell nuk do të mungojnë. Mesjava do të ketë mot me alternime vranësirash e kthjellimesh por dhe me shi lokal në zonat si më poshtë. Dita e enjte do të jetë më e qendrueshme por do të mbartë me vete rënie të temperaturave veçanërisht atyre të mëngjesit, gjë e cila do të vijojë edhe të premten në mëngjes. Gjatë orëve të mesditës temperaturat do të pësojnë luhatjet si më poshtë.

Era do të nisë të fryjë nga kuadrati i jugut e në mesjavë do të kthejë nga veriperëndimi. Gjatë të premtes ajo do të kthejë sërish nga jugu. Shpejtësia e saj do të jetë e ulët e mesatare. Në të gjithë bregdetin dhe në momentet e zhvillimit të vranësirave ajo do të fitojë forcë. Valëzimi në bregdet do të jetë i forcës 3 dhe 4 ballë.

Ju urojmë një javë të bukur mes familjarëve dhe miqve tuaj!


Shtuar 19.09.2021 23:48