Gjithsej 32 gazetarë janë vrarë që nga fillimi i luftës në Ukrainë, tha nënkryetari i parë i Këshillit Suprem të Ukrainës.
Oleksandr Korniyenk ka nderuar personelin e medias që kanë humbur jetën, duke thënë se ata çmojnë kujtimin e të vdekurve.
“Guxim dhe forcë për të gjithë ata që mbrojnë Ukrainën në frontin e informacionit. Faleminderit për punën tuaj.”-tha ai.
Gjatë muajit të parë të pushtimit rus, dy gazetarë u vranë kur zjarri i artilerisë shënjestroi një ekip të kanalit televiziv amerikan Fox News. Ata ishin Pierre Zakrzewski, një kameraman 55-vjeçar dhe Olexandra Kuvshynova, një gazetare ukrainase 24-vjeçare që punonte për Fox News si fiksuese, sipas Reporterëve pa Kufij./albeu.comJournalist’s Day in Ukraine.
32 media people have died since the beginning of the full-scale invasion. We cherish the memory of the perished. Courage and strength to all those who defend Ukraine on the information front. Thank you for your work! pic.twitter.com/RUka6MRTov
— Oleksandr Korniyenko (@OlekKorn) June 6, 2022