Zyrtari ukrainas: Gruri i korrur tani mund të eksportohet në shtator

Një zyrtar ukrainas beson se vendi mund të fillojë eksportin e grurit nga korrja e këtij viti në shtator, raporton SkyNews

Pas një marrëveshje historike të ndërmjetësuar nga Turqia dhe OKB-ja, një anije që transportonte grurë ukrainas u largua nga porti i Odesës në fillim të kësaj jave.

Të lidhura

None found

Lufta në Ukrainë ka kontribuar në një krizë globale ushqimore pasi gruri dhe drithi ukrainas nuk kanë mundur të largohen nga vendi.

Marrëveshja e re mund të shohë që dërgesat e grurit të rriten në mes tre milionë dhe 3.5 milionë tonë në muaj, tha zëvendësministri i Bujqësisë i Ukrainës, Taras Vysotsky./albeu.com


Shtuar 6.08.2022 13:19