Zyrtari izraelit kërcënon Hamasin: Tani do të përballeni me “Ferrin”

Një nga zyrtarët më të lartë të ushtrisë së Izraelit, ka kërcënuar Hamasin, duke e pralajmëruar që të përgatiten për “Ferrin”.

Ghassa Aliyan në një mesazh drejtuar popullit të gazës dhe Hamasit i ka paralajmëruar se do të përballen me atë që se kanë menduar kurrë, duke theksuar se do ju hiqet uji.

“Rrëmbimi, abuzimi dhe vrasja e fëmijëve, grave dhe të moshuarve është çnjerëzore. Nuk ka asnjë justifikim për këtë. Hamasi është shndërruar në ISIS dhe banorët e Gazës, në vend që të frikësohen, po festojnë”, tha ai sipas faqes së internetit Timesofisrael.

“Nuk do të ketë energji elektrike dhe ujë në Gaza, do të ketë vetëm shkatërrim. Dëshiruat ferrin, ferr do të merrni”, shtoi ai.

Vihet re se organizata e armatosur palestineze Hamas lëshoi ​​një breshëri raketash nga Rripi i Gazës kundër qytetit bregdetar jugor izraelit Ashkelon të martën pasdite. Sipas gazetës izraelite Haaretz, një hotel në këtë qytet është goditur nga raketat. Aty dhe në zonat fqinje ranë sirenat e alarmit.

Më herët, zëdhënësi i Brigadave Ezzedine al-Qassam, Abu Obaydah, krahu i armatosur i Hamasit, paralajmëroi banorët e Ashkelon se ata duhet të largohen nga qyteti deri në orën 17:00.


Shtuar 10.10.2023 18:21