Zyrtari i lartë i mbrojtjes amerikane: Bota nuk ka parë një lëvizje si kjo, që nga Lufta e Dytë Botërore

Një zyrtar i lartë i mbrojtjes amerikane ka deklaruara para gazetarëve se bota nuk ka parë një lëvizje si kjo e Rusisë ndaj Ukrainës, që nga Lufta e Dytë Botërore.

“ Lëvizje si kjo nuk është parë që nga Lufta e Dytë Botërore. Sigurisht asgjë në këto përmasa, shtrirje dhe shkallë”, tha ai ndërsa paralajmëroi se nëse ky konflikt shpalos mënyrën në të cilën ne kemi arritur të besojmë se do të ndodhë, ai ka çdo potencial për të qenë shumë i përgjakshëm, me shumë kosto dhe me shumë ndikim në sigurinë evropiane.

“Kjo është 100% një luftë e zgjedhur që Presidenti rus Putin ka vendosur ta bëjë për arsye që nuk janë të justifikuara,” përfundoi zyrtari./albeu.com


Shtuar 24.02.2022 18:03