Zyrtare/ Shkarkohet Bernard Challandes

Bernard Challandes nuk do të jetë më trajneri i Kosovës, dhe këtë e ka konfirmuar përmes një konferencë për shtyp përpara mediave, që është mbajtur në ambientet e stadiumit “Fadil Vokrri”.

Në konferencë i pari mori fjalën kryetari iFFK-së, Agim Ademi i cili e falenderoi Challandes për kuntributin e tij në drejtim të “Dardanëve”.

“Duam ta falënderojmë trajnerin Challandes për punën e bërë me ekipin, për suksesin e arritur sidomos në Ligën e Kombeve. Duam të bëjmë me dije që kemi vendosur ta ndërpremë bashkëpunimin me trajnerin, por që do të vazhdojmë bashkëpunimin edhe më tej në mënyra të ndryshme”, shprehej Ademi.

Edhe Bernard Challandes falenderoi drejtuesit për mundësinë e dhënë që të drejtonte Përfaqësuesen e Kosovës.

“Natyrisht se jam i pikëlluar për këtë vendim, pasi kam pasur një kohë të mirë këtu. Kemi pasur një qëllim që të vazhdojmë qëllimet tona që të ndërtojmë një ekip të konkurrues. Kisha kënaqësinë që kam punuar me këtë skuadër, por jam i pikëlluar që nuk do të jem. Jam shumë, shumë i kënaqur me mbështetjen nga federata me këtë staf që gjithmonë kanë qenë besnik dhe ishte – mund ta them qartë se në karrierën time si trajner, nuk kam pasur të tillë”, përfundoi trajneri suedez.

Kujtojmë se Kosova humbi kundër Gjeorgjisë me rezultatin 1-2 në kuadër të “Katar 2022”.


Shtuar 13.10.2021 13:36