ZYRTARE/ Në këtë datë nis fluturimi i parë nga aeroporti i Kukësit

Më 18 Prill nis fluturimi i parë në aeroportin e Kukësit. Këshilli i Ministrave ka vendosur të krijojë zonën doganore për aeroportin e Kukësit i cili do të fillojë fluturimet më datë 18 Prill.

Për zbatimin e këtij vendimi janë ngarkuar Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Drejtoria e Përgjithshmë e Doganave.

Vendimi: 

V e n d i m për krijimin, shtrirjen territoriale dhe klasifikimin e zonës doganore, aeroporti ndërkombëtar i Kukësit.

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 3, të nenit 4, të ligjit nr.102/2014, “Kodi Doganor i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave.

V E N D O S I:

Krijimin e zonës doganore të përhershme, Aeroporti Ndërkombëtar i Kukësit, në brendësi të territorit doganor të Republikës së Shqipërisë.

Shtrirja e zonës doganore është në një sipërfaqe prej 781 682 m2, sipas planvendosjes, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.

Ngarkohen Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Drejtoria e Përgjithshme e Doganave për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”. /albeu.com/

 

Ora News - Aeroporti i Kukësit, Rama prezanton kopjen e një projekti në  Gjeorgji - YouTube


Shtuar 26.03.2021 17:33