Zjarri po rrezikon banesat, Rama: Kam lajme të mira!

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me situatën e zjarreve në Shqipëri ku flakët ende rrezikojnë banesa e stane bagëtish.

Rama shkruan se ndërkohë që lufta vazhdon, ka disa lajme të mira për shqiptarët dhe qytetarët të cilët po përballen me flakët.

“48 forca speciale dhe zjarrfikës po punojnë në majën e malit në kufi të Parkut të Llogarasë.

Forcat tona po arrijnë të largojnë nga parku zjarrin…”- shkruan ndër të tjera Rama në Facebook.

POSTIMI I PLOTË I RAMËS:

Ndërsa lufta vazhdon me flakët në vend, disa lajme të mira ka:

E keqja e madhe në disa fshatra të Selenicës së Vlorës u shmang. Por nga ana tjetër trupa dhe mjete janë shtuar për t’i dhënë fund vatrave të zjarrit.

Në zonë po punon edhe një helikopter.

Në Llogara është rikthyer optimizmi falë erës në favor ndërsa një helikopteri tjetër po hedh ujë.

48 forca speciale dhe zjarrfikës po punojnë në majën e malit në kufi të Parkut të Llogarasë.

Forcat tona po arrijnë të largojnë nga parku zjarrin.

***Ndërhyrje gjithashtu janë bërë edhe në Vithkuq (Korçë), në Mallakastër, në Tarabosh (Shkodër), Qerem (Tropojë), Kalise (Kukës), Mavropull (Delvinë). /albeu.com/


Shtuar 5.08.2021 19:53