Zjarri “përpin” kasollen në Gjirokastër, “luftë” me flakët

Një zjarr ka rënë ditën e sotme në një kasolle me bar në fshatin Valare të Gjirokastrës, duke vënë në rrezik edhe banorët.

Mbrëmjen e sotme është përfshirë nga flakët një kasolle në në Gjirokastër. Burime bëjnë me dije se kasollja me bar dhe kashtë mori flakë menjehere duke rrezikuar kështu dhe banesat pranë.

Mësohet se në vendngjarje kanë mbërritur 3 automjete zjarrfikëse dhe 6 punonjës për të neutralizuar zjarrin dhe për të penguar depërtimin drejt banesave./albeu.com/