Një pikë grumbullimi skrapi në zonën e Fllakës në Durrës është përfshirë nga flakët gjatë mesditës së kësaj të mërkure.
Si pasojë e zjarrit janë krijuar sasi të mëdha tymi të zi, që kanë mbuluar zonën përreth. Shkaqet e incidentit mbeten ende të paqarta, ndërsa nuk dihet nëse ka persona të lënduar.
Të lidhura
None found
Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet zjarrfikëse, të cilat po punojnë për vënien nën kontroll dhe shuarjen e zjarrit.
