Marjo Sinani, i arrestuar nga policia si autori i djegies së zyrës së noterit Aleko Anagnosti është zbërthyer dhe treguar përpara hetuesve emrin e personit që e porosite dhe e pagoi për punën që do të bënte.
Policia ka qenë e sigurtë se Marjo Sinani është paguar nga persona të tjerë për të djegur zyrën e noterit dhe e ka marrë në pyetje për zbardhjen e personave që mund ta kenë paguar.
Uniformat blu kishin dyshime edhe për porositësin e kësaj ngjarje dhe paralelisht për sigurimin e provave për shtetasin Marjo Sinani, ka siguruar prova edhe për porositësin e saj.
Mbi bazën e provave të siguruara nga policia, Marjo Sinanit nuk i ka mbetur gjë tjetër vec të zbërthehet dhe të bashkëpunojë në lidhje me këtë hetim.
Porositësi është identifikuar dhe prej mbrëmjes së djeshme ka nisur puna për kapjen e tij./albeu.com