Gjatë natës, një zjarr i madh përfshiu magazinat qe ndodhen tek ish NPA-së në Gjirokastër, duke shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike në gjysmën e qytetit.
Flakët shkrumbuan magazinën, ndërsa ndërhyrja në kohë e forcave zjarrfikëse bëri të mundur parandalimin e përhapjes së zjarrit drejt dy pallateve të banimit pranë saj.
Të lidhura
None found
Si pasojë, u shmangën dëmet në banesa dhe automjetet e parkuara në zonë.
Ndërkohë, autoritetet kanë nisur hetimet për dokumentimin e ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve dhe rrethanave të rënies së zjarrit.







