Foto ilustruese
Situata me zjarret në vendin tonë vijon të jetë problematike. Zjarrëfikësit në Durres po luftojnë për shuarjen e flakëve, mirëpo kanë mungesë të mjeteve.
Mësohet se zjarrëfikësit kanë udhëtuar në këmbë rreth 8 kilometra në zonën e Rodonit për shkak të terrenit të vështirë.
Me mjete rrethanore zjarrëfikësit janë munduar të shuajnë vatrën e zjarrit dukë vënë edhe jetën e tyre në rrezik, ndërsa aktive mbeten ende disa vatra në Kepin e Rodonit, por për ato shpëtim shihen vetëm reshjet e shiut, pasi edhe ndërhyrja nga ajri ka dështuar./albeu.com