Zjarri që shpërtheu në garazhin e pallatit në Astir gjatë natës së kaluar dyshohet se ishte i qëllimshëm. Burime për ABC raportojnë se në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat xhenio të RENEA-s për të ndihmuar në hetimet dhe për të përcaktuar të plota shkaqet e zjarrit që fillimisht ka rënë në makinën tip “Range Rover” në pronësi të biznesmenit Dritan Llanaj.
Të njëjtat burime sqarojnë se Dritan Llanaj është vëllai i ndërtuesit Sino Llanaj, njëherazi edhe pronar i pallatit. Mësohet se Dritan Llanaj por edhe Sino Llanaj janë dy emra të njohur për policinë dhe drejtësinë, pasi janë shoqëruar disa herë në qeli.
Shkak i kësaj ngjarje dyshohen të jenë konfliktet e familjes Llanaj që ka me persona të tjerë. Pas automjetit të Llanajt flakët janë shpërndarë edhe në tre automjete të të tjera ndërsa tymi në të gjithë bllokun e pallatit. Nga zjarri u lënduan lehtë disa persona ndërsa u shkrumbuan në total katër automjete.
Kush është Dritan Llanaj?
Ndërtuesi Dritan Llanaj njihet si një person që ka pasur probleme me ligjin edhe më herët në raport me mashtrimin e qytetarëve dhe pronat. Në zonën e Unazës së Re, ai ka mashtruar qytetarët. Këta të fundit kanë protestuar edhe para Prokurorisë duke kërkuar dëmshpërblim. Ai po ashtu akuzohet edhe për tjetërsimin e pronave tek spitali i Traumës.
Kush është Sino Llanaj?
Sino Llanaj, njihet për konfliktin e vazhdueshëm që ka pasur për një ndërtim në zonën e ish-Parkut të Autobusëve në Tiranë. Në këtë sherr Sino Llanaj mbeti i plagosur. Ndërkohë ai ishte në konflikt me ortakun e tij ndërtues por edhe me banorët për shkak të shitjes së disa apartamenteve në një kompleks.