Zjarrëvënie e qëllimshme? Shkrumbohet nga flakët mjeti në Tiranë

Një automjet është djegur ditën e djeshme në rrugën ”Sulo Klosi” në Sauk të Vjetër.

Mjeti ka qenë në pronësi të shtetasit Sh.D., 69 vjeç, ndërsa ngjarja paraprakisht dyshohet të jetë e qëllimshme.

Zyrtatisht nga Policia nuk ka të dhëna rreth shkakut dhe rrethanave të ngjarjes, aktualisht po punohet nga grupi hetimor për të përcaktuar shkakun e rënies së zjarrit.

Ndërkohë, materialet i kaluan Prokurorisë së rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.


Shtuar 5.04.2021 09:41

Tags: ,