ZJARRET/ Pse fillojnë dhe si mund të ndalen

Nga BBC

Mbretëria e Bashkuar, Greqia, Spanja, Franca dhe SHBA, janë vetëm disa nga vendet në mbarë botën që po luftojnë me zjarret në ditët dhe javët e fundit.

Zjarrëfikësit janë përballuar me flakët që mund të marrin jetë dhe të shkatërrojnë gjithçka cfarë u dalin përpara.

Mijëra njerëz po përpiqen të evakuohen dhe të arrijnë në një vend më të sigurtë.

Me kalimin e viteve zjarret janë bërë më të shpeshta, të përhapura dhe intensive dhe viti 2022 ka parë disa vende përfshirë edhe Britaninë e Madhe të shënojnë temperaturat e tyre më të larta në dekada.

Ekspertët besojnë se kjo është për shkak të ndikimi afatgjatë të ndryshimeve klimatike.

Si fillojnë zjarret?

Një zjarr ka nevojë për tre gjëra: Lëndë djegëse, aksigjen dhe nxehtësi. Zjarrëfikësit shpesh flasin për trekëndëshin e zjarrin kur përpiqen ta shuajnë një vatër.

Në një ditë të nxehtë vere, kur kushtet e thatësirës arrijnë kulmin, diçka e vogël sa një shkëndijë nga një rrotë treni mund të ndezë një zjarr të furishëm. Ndonjëherë, zjarret ndodhin natyrshëm, të ndezura nga nxehtësia e diellit ose një goditje rrufeje.

Megjithatë, shumica e zjarreve shkaktohen nga pakujdesia njerëzore. Shpesh fajësohen zjarrvëniet, zjarret, hedhja e cigareve të ndezura, mos djegia e mbeturinave siç duhet dhe loja me shkrepse apo fishekzjarre.

Si ta ndalim zjarrin?

Gjithçka ka të bëjë me heqjen e lëndëve djegëse  sepse nuk mund ta kontrolloni motin.

Ekspertët e zjarrit përdorin mjete për parashikimin e zjarreve, të cilat shikojnë shpejtësinë e erës, shpatet, drejtimin e zjarrit dhe karburantin për të gjetur se si të shuhet zjarri.

“Ju shkoni orë ose ditë përpara zjarrit dhe hiqni çdo gjë që mund ta nxisë atë duke përdorur buldozerë, korrës pemësh, vegla dore”, thotë Rob.

“Më pas krijoni një ndarje të lëndës djegëse [në thelb një llogore të madhe] rreth të gjithë zjarrit. Atëherë mund të fitoni dhe ta shtypni atë në mënyrë vërtet efektive.”/albeu.com