U kapën me Snajper, ish-efektivi i RENEA-s “kyç” gojën zbardhet dëshmia e personit tjetër: Kam një pako për ty. Hajde merre në Sauk, por është pak me rrezik

Gjykata ditën e sotme ka caktuar masën e sigurisë për ish-efektivin Remal Rada dhe shtetasin Elton Hithi, të arrestuar njëkohësisht.

Gjykata vendosi që për dy të pandehurit të vendoset masa arrest me burg.

Sipas burimeve, bëhet me dije se ish-efektivi i forcave RENEA, Remal Rada e kyçi gojën përpara gjykatësit të gatshëm dhe nuk dha shpjegime për snajperin që iu gjet në makinë dhe armët që iu sekuestruan më vonë në banesën e tij, por i njohuri i tij Elton Hithi, ka dhënë një alibi për hetuesit.

Ai thotë se në datë 29 ka udhëtuar drejt Anglisë për të takuar vëllain e tij dhe atje ka njohur një person me emrin Ilir.

Pasi mbërriti tre ditë më vonë në Tiranë, e telefonoi një person, i cili u prezantua si shoku i Ilirit që kishte njohur në Britani.

“Më tha jam shoku i Ilirit, dhe kam një porosi për ty. E lamë të takoheshim pranë një restoranti të njohur te rruga e Elbasanit”, thotë Hithi.

Ai tregon më tej se shkoi në rrugën Myslym Shyri dhe mori Remal Radën, i cili ndodhej në praninë e tre shokëve.

“I thashë do shkojmë te një lokal të marrim disa rroba që mi ka sjellë një shok që kam njohur në Angli. Kur mbërritëm te lokali ku kisha lënë takimin e telefonave personin që më priste. Ai zbriti nga lokali dhe shkoi te parkimi ku unë ndodhesha me makinën time ‘Mercedes Benz’ me targë FP 63 VFF”.

“Ky person ishte me dialekt si nga Vlora, me brezore dhe me rroba të errëta. Diçka nuk MË pëlqeu, pasi i kisha thënë që të vinte te lagia ime dhe ai kishte këmbëngulur. Pasi kam hipur në makinë i thashë Remalit mos na kanë futur ndonjë gjë në çantë. Në atë moment na ndaloi policia”, shpjegon Hithi.

Sipas dosjes, ata u ndaluan të rrethrrotullimit të Senatoriumit ku u vunë në pranga. Elton Hithi deklaron se kjo gjë është e organizuar nga personi që i dha çantën në bashkëpunim me policinë, pasi nuk kishte dijeni se çfarë kishte në thes. Së fundmi pretendon se këto do ti vërtetojë nga tabulatet dhe kamerat e sigurisë pasi ndryshe nuk do të shkonte dhe nuk do merrte dhe Remalin me vete./BW