ZJARRET/ Asfiksohet ushtari i FA në Gjirokastër, në gjendje të rëndë në spital

Një ushtra i Forcave të Armatosura sapo është dërguar në Spitalin Rajonal të Gjirokstrës pasi është asfiksuar nga tymi i zjarrëve ndërsa po luftonte me flakët.

Ai po ndihmonte në shuarjen e zjarrin në fshatin Krinë, njësia administrative Antigonë, Bashkia Gjirokastër.

Gjendja e ushtarit paraqitet e rëndë.

Nga ana tjetër, bashkëshortja e Andrea Haxhiajt që humbi jetën nga zjarri tre orë më parë, ndodhet në gjendje kritike dhe është dërguar me urgjencë në Tiranë për ndërhyrje të specializuar./albeu.com


Shtuar 3.08.2021 19:49