Zjarr “përpin” rafinerinë e naftës pranë kufirit me Ukrainën, dalin pamjet (VIDEO)

Kanë dalë pamjet e zjarrit në një rafineri nafte pranë kufirit me Ukrainën.

Zjarri shpërtheu shpërtheu të mërkurën në mëngjes në një rafineri ruse të naftës Novosakhtinsk në rajonin jugor të Rostovit në kufi me Ukrainën.

Pamjet e paverifikuara, të shpërndara në mediat sociale treguan një dron duke fluturuar mbi një instalim dhe duke i vënë flakën kanaleve, duke shkaktuar më pas shpërthimin, sipas skynews.

Nuk raportohen të lënduar nga zjarri në rafineri, e cila ka një kapacitet vjetor deri në 7.5 milionë tonë. Njësia e zjarrfikësve po vazhdon përpjekjet për shuarjen e zjarrit, njoftoi shërbimi i emergjencës.

Fabrika e naftës në Novosakhtinsk është furnizuesi më i madh i produkteve të naftës në jug të Rusisë. Rusia po heton gjithashtu shkakun e një zjarri të madh që shpërtheu në një depo nafte në qytetin Bryansk, 154 kilometra në verilindje të kufirit me Ukrainën në fund të prillit.