Zjarr në pallatin 10-katësh në Durrës, evakuohen menjëherë banorët

Një zjarr ka rënë mbrëmjen e djeshme në katin e 10-të të një pallati në Durrës.

Banorët u evakuuan menjëherë dhe fatmirësisht nga zjarri nuk pati të lënduar.

NJOFTIMI I POLICISË
Rreth orës 23:30, në lagjen nr. 4, pranë stacionit të trenit ra zjarr në katin e 10 të një pallati. Në vendngjarje shkuan menjëherë shërbimet e Policisë dhe zjarrfikëset. Shërbimet e Policisë evakuuan menjëherë banorët dhe nga zjarri nuk pati asnjë të lënduar.

Zjarrfikësit bënë të mundur fikjen e zjarrit. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të rënies së zjarrit.

Kujtojmë se pak ditë më parë një pallat 10-katësh në Tiranë u përfshi nga flakët, ku disa apartamente u shkrumbuan, por nuk pati persona të lënduar.


Shtuar 21.09.2023 07:43

Tags: ,