Zjarr në një spital Covidi në Irak, humbin jetën 52 pacientë

Një zjarr ka rënë në një spital Covid-i në Nassiriya të Irakut dhe për pasojë kanë humbur jetën 52 pacientë. Gjithashtu janë lënduar edhe 22 pacientë.

Kjo tragjedi është e ngjashme me atë në spitalin e Bagdadit ku humbën jetën më shumë se 80 persona.

Spitali i Covid ku ra zjarr kishte gjithësej 70 shtretër. Kryeministri Mustafa al-Kazimi thirri urgjentisht ministrat dhe zyrtarët e sigurisë gjatë natës për të shqyrtuar shkaqet dhe pasojat e zjarrit.

Drejtori i spitalit dhe kreu i mbrojtjes civile të provincës Dhi Qar, nga e cila varet qyteti i Nassiriya, janë shoqëruar në polici dhe po merren në pyetje.


Shtuar 13.07.2021 10:11

Tags: