Zjarr në Kaninë, rrezikohen banesat pranë vatrës, reagon policia

Një zjarr ka rënë në zonën e Kaninës në Vlorë. Gazetari Enrik Mehmeti raporton për BalkanWeb se zjarri është shumë pranë banesave, një zonë që ka ullinj shekullore.

Ndërkohë zjarri mendohet se është i qëllimshëm dhe është vendosur nga banorë të zonës.

Njoftim policie 

Sot, rreth orës 13:50, në një kodër të fshatit Kaninë, ka rënë zjarr dhe po digjen shkurre dhe një sipërfaqe toke me ullinj.

Shërbimet e Policisë dhe shërbimet zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për fikjen e zjarrit.


Shtuar 22.09.2022 14:58