Një zjarr ka përfshirë një fabrikë sfungjeri në zonën e ish-Misto Mame.
Forca të shumta zjarrfikëse kanë mbërritur në vendin e ngjarjes ku dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.
Njoftim policie
Më datë 30.08.2022, në “Misto Mame”, ka rënë zjarr në një magazinë me materiale sfungjeri dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale.
Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit.
Vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./albeu.com