Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë landfillin e mbetjeve në Bushat këtë të diel, duke shkaktuar alarm. Flakët u përhapën me shpejtësi në të gjithë sipërfaqen e depozitimit, ndërsa shkaqet e këtij zjarri masiv mbeten ende të paqarta.
Për të vënë situatën nën kontroll, në terren po operojnë gjashtë mjete zjarrfikëse që kanë mbërritur me urgjencë në vendngjarje. Ky operacion po mbështetet nga bashkia e Shkodrës, Lezhës dhe Vaut të Dejës, të cilat kanë bashkuar forcat për shuarjen e vatrës.
Të lidhura
None found
Trupat zjarrfikëse po punojnë për të izoluar vatrat aktive dhe për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të zjarrit.
