Zjarr masiv në Gjirokastër, përfshihen nga flakët fushat në fshatin Shtëpëz

Një zjarr masiv ka përfshirë fushat pranë fshatit Shtëpëz në Gjirokastër. Gjithashtu flakët masive kanë rrezikuar edhe zonën e banuar përreth. ndërkohë në vendngjarje kanë shkuar edhe dy automjete zjarrfikëse dhe 8 efektivë, të cilët kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve.

Po ashtu raportohet se zona e banuar nuk u dëmtua, ndërsa ende nuk dihen arsyet që shkaktuan zjarrin.


Shtuar 6.08.2024 22:37