Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, është shprehur se marrëveshja me Bullgarinë për nisjen e integrimit të vendit në Bashkimin Europian ka qenë një sukses i madh.
Ai shtoi se përmirësimi i marrëdhënieve me Bashkimin Europian dhe Shtetet e Bashkuara ka qenë një prej prioriteteve të tij që në fillim.
“Në momentin e fundit arritëm ta nxjerrim vendin nga vorbulla ballkanike”, është shprehur Osmani.
Për Osmanin janë të kuptueshme qëndrimet e ndara të opinionit rreth propozimit francez, megjithatë shprehu bindje se “koha do të dëshmojë se është marrë një vendim i drejtë”.
Osmani bëri edhe një bilanc të punës së tij, duke renditur arritjet që ai ka shënuar gjatë kohës që ka drejtuar Ministrinë e Jashtme të Maqedonisë së Beriut./albeu.com/