Deputetja e PD-së, Ina Zhupa i ka drejtuar disa pyetje drejtuesit të SPAK, Altin Dumani, gjatë seancës në Kuvendin e Shqipërisë për raportimin mbi veprimtarinë e Prokurorisë së Posaçme përgjatë një viti.
Zhupa e ka pyetur Dumanin në lidhje me skandalin ku janë përfshirë ish-ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka dhe Presidenti i Republikës, Bajram Begaj për pronat e ushtrisë në jugun e Shqipërisë të cilat janë dhënë me koncension.
Zhupa: Pronat e ushtrisë janë dhënë me koncesion, kanë prekur sigurinë kombëtare, janë prona që po hetohen nga SPAK-u. A keni nisur një hetim për pronat e ushtrisë, a përfshihen në hetim ish-ministrja Olta Xhaçka dhe zoti Begaj?
Dumani: Ka gjëra që mund të ishin bërë më mirë, të gjithë kemi mundësi të bëjmë më mirë. Kur ka deklarata publike, ne bëjmë verifikime. Kur një politikan bën një deklaratë, ne hetojmë për atë sesa qëndrojnë ato që thotë dikush. Për çështjen e pronave të ushtrisë, ju e thatë se është nën hetim, kaq informacione mund të jap.