Përballja e kësaj fundjave me Fiorentinën mund t’i sjellë Edon Zhegrovës aktivizimin e parë si titullar te Juventusi këtë sezon. Sipas raportimeve të mediave italiane, futbollisti i Kosovës ka gjasa shumë të mëdha ta nisë nga minuta e parë takimin e radhës në Serie A.
Fiorentina do ta presë Juventusin të dielën në orën 20:45, në një sfidë të vlefshme për xhiron e 11-të të kampionatit italian.
Të lidhura
None found
Sulmuesi i krahut nuk është përfshirë asnjëherë në formacionin fillestar të Juventusit gjatë këtij sezoni, ndaj takimi në Firence pritet të jetë i pari që ai do ta nisë si titullar.
Në ndeshjet e fundit me Juventusin, 27-vjeçari ka lënë përshtypje të mira me lojën e tij. Bilanci i deritanishëm në 8 paraqitje është 2 gola dhe 2 asistime.







