Mjeku siberian i cili po trajtonte liderin e opozitës ruse Alexei Navalny pasi u sëmur në Rusi vitin e kaluar, është zhdukur.
Këtë lajm, e ka bërë me dije Policia në rajonin e Omsk, rreth 2.200 kilometra në lindje të Moskës, e cila deklaroi se mjeku Aleksandar Murakhovsky u largua nga baza e gjuetisë në pyll të premten me automjetin e tij jashtë rrugës dhe se ai nuk është parë që nga ajo kohë, raporton Reuters.
Gjithashtu u raportuan shërbime emergjente, dronë, një helikopter, vullnetarët në terren u bashkuan me përpjekjet e kërkimit.
Murakhovsky ishte mjeku kryesor në spitalin në qytetin siberian të Omsk, ku Navalny u trajtua. Ai pastaj u gradua në ministër rajonal të shëndetësisë.