Dy persona me precedentë të rëndë penalë janë zhdukur në Sarandë.
Të zhdukurit janë Leonard Thodhori, 46 vjeç, banues në fshatin Çuke, Sarandë dhe Fatmir Sulovari alias Fatmir Krasniqi, 46 vjeç, banues në Sarandë.
Për rrjedhojë policia e Sarandës ka nisur kërkimet për gjetjen e tyre.
Policia e Sarandës po kryen kqyrje kamerash sigurie, kontrolle të ndryshme. Ende nuk ka një pistë hetimi lidhur me zhdukjen e dy personave. Edhe familjarët janë vënë në kërkim.
Kush janë të zhdukurit:
1. Leonard Theodhori, 46 vjec i njohur si “Koçole”. I dënuar disa here. I dyshuar si pjesëmarrës në Masakrën e Qafë-Gjashtës në vitin 1997 ku u vra oficeri i policisë Gjergj Mehmeti.
Në vitin 2003 ka qenë prezent ne automjetin që drejtohej nga Andrea Gjini para se ky i fundit të vriste biznesmenin Jaho Bajo. I arrestuar po atë vit për “moskallezim krimi” lidhur me një ngjarje tjetër të kryer nga Gjini. I arrestuar më pas per “vjedhje” e “mashtrim”. Përdorues i lëndëve narkotike dhe i dyshuar si i perfshirë në trafik lëndësh narkotike.
2. Fatmir Sulovari alias Fatmir Krasniqi, 46 vjec. I dënuar më parë për “armëmbajtje pa leje” dhe “plagosja e lehtë me dashje”. I arrestuar ne prill 2022 ne Lushnje, pasi ne mjetin e tij “BMË” X5 u gjet nje sasi cannabis sativa e ndarë në doza gati për shitje./albeu.com/