Zgjedhjet vendore, Partia e Lirisë dorëzon në KQZ kandidaturat për anëtar të KZAZ-ve

Partia e Lirisë ka bërë me dije se ka dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve kandidaturat për anëtar të KZAZ-ve për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 maj 2023.

Ditën e djeshme ishte PD-ja e Sali Berishës që dorëzoi në KQZ 230 emra për anëtarë të KZAZ-ve, duke kërkuar që vendet e Partisë Demokratike t’i plotësojë ajo në zgjedhjet vendore të 14 majit.

Emrat janë protokolluar nga aministrata e KQZ, por pranimi ose jo i tyre do të vendoset nga Celibashi në seancë publike.

Grupi i PD-së së Alibeajt ka njoftuar t’i dorëzojë emrat e saj të hënën.

Ndërkohë edhe Partia Socialiste pritet t’i dorëzojë emrat ditën e sotme./Albeu.com./


Shtuar 28.01.2023 14:33