Zgjedhjet në Kosovë/ Presidenti Begaj uron Kurtin: Me rëndësi që forcat politike të angazhohen për të garantuar dialogun institucional

Këtë të hënë, në një reagim në rrjetet sociale,  Presidenti Bajram Begaj uroi Albin Kurtin për rezultatin e arritur në zgjedhjet parlamentare në Kosovë.

Begaj përgëzoi qytetarët e Kosovës për zhvillimin e një procesi zgjedhor të qetë, të rregullt dhe demokratik. Sipas tij, zgjedhjet dëshmuan edhe një herë forcën e institucioneve dhe kulturën demokratike të shtetit të Kosovës.

Të lidhura

None found

“Urime Albin Kurti për rezultatin e arritur në zgjedhjet parlamentare në Republikën e Kosovës”, shkruan Begaj.

Presidenti theksoi se në këtë fazë, është e rëndësishme që të gjitha forcat politike në Kosovë të angazhohen me përgjegjësi dhe frymë konstruktive.

Ai nënvizoi nevojën për dialog dhe kompromis institucional, në funksion të stabilitetit, zhvillimit të mëtejshëm të vendit dhe përmbushjes së aspiratave të qytetarëve të Kosovës.

“Në këtë fazë, është me rëndësi që të gjitha forcat politike të angazhohen me përgjegjësi dhe frymë konstruktive për të garantuar dialogun dhe kompromisin institucional, në funksion të stabilitetit, zhvillimit të mëtejshëm të vendit dhe përmbushjes së aspiratave të qytetarëve të Kosovës”, shprehet Begaj.

Po ashtu, Presidenti i Republikës, theksoi se Shqipëria do të vijojë ta mbështesë Kosovën në rrugëtimin e saj euroatlantik dhe europian.

“Shqipëria do të vijojë të mbështesë Kosovën në çdo hap të rrugëtimit të saj euroatlantik dhe europian”, shkruan kreu i shtetit.


Shtuar 8.06.2026 11:11

jojobetcasibomjojobetcasibomjojobetMadridbetMadridbetbetciobetpark girişjojobetcasibommatbetJojobetmatbetdeneme bonusugrandpashabet girişgrandpashabet girişjojobetgrandpashabetgrandpashabetJojobet Girişcasibom girişGrandPashaBet Şikayetvarcasino siteleriCasibom GirişjojobetCasibomcasibomholiganbetcasibomjojobetcasibom girişjojobet giriş