Gjëra që nuk janë parë ndonjëherë, Kolina shpjegon rregulloren e re në Botëror: Imagjinoni të humbësh turneun për një goditje këndi

Pierluixhi Kolina, prej vitesh është kthyer në numrin 1 të arbitrimit në botë, pasi me punën e tij në FIFA ka ndryshuar vazhdimisht rregulloret sa i përket ndërhyrjes së gjyqtarëve.

Gjithçka për të bërë lojën më të shpejtë dhe më të pastër, sipas tij, duke shtuar dinamikën e asaj që ndodh në fushën e lojës dhe për të zhdukur vonesat.

Të lidhura

None found

Në një intervistë të dhënë së fundmi, ai ka shpjeguar shkurtimisht rregullat e reja që do ndeshen shpesh në Botëror.

“Do i tregohet një karton i kuq çdo lojtari që mbulon gojën gjatë një përballjeje me një lojtar tjetër, si dhe çdo lojtari që largohet nga fusha pa leje, ose çdo trajneri që e inkurajon atë ta bëjë këtë. Në rivëniet nga porta, nëse ka një vonesë prej 5 sekondash pas paralajmërimit të gjyqtarit, do të akordohet një goditje nga këndi. E njëjta gjë vlen edhe për rivëniet anësore. Kur ka zëvendësime, një lojtar duhet të largohet nga fusha brenda 10 sekondave, përndryshe zëvendësuesi i tij nuk mund të hyjë në fushë deri një minutë më vonë. Një lojtar i lënduar që kërkon kujdes mjekësor duhet të qëndrojë jashtë fushës për 60 sekonda ndërsa merr trajtim.

VAR-i? Ka disa ndryshime. Kartonët e dytë të verdhë që rezultojnë në një karton të kuq mund të rishikohen nga VAR. Goditjet e qarta nga këndi të dhëna gabimisht gjithashtu mund të rishikohen para se të ekzekutohen. Nuk ka kuptim të akordohet një goditje nga këndi nëse të gjithë mund ta shohin se nuk është një goditje nga këndi. Kjo ndodhi në ndeshjen e Ligës së Kampionëve midis Barçës dhe Atletikos dhe para se të rifillonte loja, të gjithë lojtarët në fushë pranojnë përmbysjen e vendimit. Imagjinoni një ekip që humbet turneun për shkak të një goditjeje nga këndi që nuk ekziston”, tha Kolina.


Shtuar 8.06.2026 11:32

jojobetcasibomjojobetcasibomjojobetMadridbetMadridbetbetciobetpark girişjojobetcasibommatbetJojobetmatbetdeneme bonusugrandpashabet girişgrandpashabet girişjojobetgrandpashabetholiganbetJojobet Girişcasibom girişGrandPashaBet Şikayetvarcasino siteleriCasibom GirişcasibomCasibomcasibomjojobetcasibomjojobetcasibom girişjojobet giriş