Zgjedhjet në Kosovë, hapen qendrat e votimit në katër komunat e Veriut, përfshirë Mitrovicën

Të gjitha qendrat e votimit në Veri të Mitrovicës, janë hapur tashmë. Janë gjithsej gjashtë qendra me 24 vendvotime, ndërsa 18 mijë e 781 qytetarë do të kenë mundësi të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës.

Në katër komunat veriore të vendit, Leposaviç, Zvecan, Zubin Potok dhe Mitrovicë Veriore, janë gjithsej 44 qendra të votimit me 74 vendvotime, ku do të mund të votojnë 46 mijë e 703 qytetarë.

Serbët në Veri, kishin bojkotuar masivisht zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale në katër komunat veriore, pasi Lista Serbe, partia kryesore serbe në Kosovë, u tërhoq nga institucionet e Kosovës.


Shtuar 9.02.2025 08:17