Ndërsa procesi i votimit ka mbaruar në Gjermani, le të bëjmë një hap prapa për një moment dhe të hedhim një vështrim se si funksionon sistemi kompleks zgjedhor atje.
Parlamenti federal i Gjermanisë, Bundestagu, përbëhet nga të paktën 598 vende. Kur gjermanët shkojnë në votime, ata marrin dy fletë votimi për të zgjedhur deputetët anëtarë në ato vende, raporton albeu.com.
E para është zgjedhja e një deputeti lokal në 299 zona elektorale. Kandidatit që fiton më shumë vota në secilën zonë elektorale i garantohet një vend në Bundestag. Ky njihet si votimi i pare.
Votimi i dytë bazohet në një sistem tjetër, përfaqësim proporcional. 299 vendet e mbetura ndahen në bazë të pjesës së votës të secilës parti, raporton albeu.com.
Tani, këtu është pjesa e rëndësishme.
Në sistemin e përzier elektoral të Gjermanisë, përbërja e përgjithshme e parlamentit duhet të pasqyrojë rezultatin e votimit të dytë.
Votimi i dytë përcakton pra përqindjen e vendeve që secila parti do të marrë në Bundestag dhe shanset e saj për të formuar një qeveri.
Për të formuar një qeveri, një parti ose një koalicion duhet të ketë shumicën (pra më shumë se 50% të vendeve) në Bundestag./albeu.com