Zgjedhjet e pjesshme vendore, Bardhi: Do të marrim pjesë

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, në studion e emisionit “Kjo Javë” ka deklaruar se PD do të marrë pjesë në zgjedhjet e pjesshme vendore.

Bardhi tha se, nëse anëtarët e pezulluar apo përjashtuar do të bëjnë diçka që dëmton interesin elektoral të PD, do të marrin përgjigjen e merituar.

Pjesë e diskutimit:

E dëgjuat bashkëbisedimin e Edi Ramës me demokratët?

Bardhi: Edi Rama duhet të ketë parasysh një gjë, që secili prej nesh demokratëve janë të bashkuar ndaj regjimit të tij. E kemi treguar këtë.

A do të marrë PD pjesë në zgjedhjet vendore?

Bardhi: PD do të marrë pjesë në zgjedhje. Nëse ato anëtarë që janë përjashtuar apo pezulluar nga PD kanë pasur si qëllim pikërisht këtë për të dëmtuar interesin elektoral të PD, do të marrin përgjigjen e merituar.

Nëse vendoset një datë konkrete për protestë çfarë masash do të ndërmerrni?

Bardhi: Të gjitha masat ligjore dhe organizative për të shmangur dëmtimin apo sulmin e pa precedentë që ndodhi në 8 janar. Do të marrim të gjitha masat. Padiskutim do të thërrasim edhe policinë. Kush kryen krim, të gjithë duhet të ndëshkohen.


Shtuar 15.01.2022 18:44