Zgjedhjet e 6 marsit, sot ndizen zyrtarisht motorët e fushatës

Sot nis zyrtarisht fushata për zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit në 6 bashki të vendit, Durrës, Shkodër, Dibër, Rrogozhinë, Lushnjë dhe Vorë.

Vendimi për çeljen e fushatës në këtë datë është marrë nga Komisioni Rregullator i KQZ-së më 22 janar.

Partitë në garë janë Partia Demokratike, Partia Socialiste dhe koalicioni “Shtëpia e Lirisë”.

Kujtojmë se KQZ vendosi të regjistrojë në zgjedhjet e pjesshme koalicionin “Shtëpia e Lirisë”, të përbërë nga Lëvizja Socialiste për Integrim dhe Partia Demokristiane, duke rrëzuar nga kërkesa e tyre një pjesëtar të tretë të koalicionit, i renditur në dokument si Partia Demokratike – Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit me në krye Sali Berishën. Përjashtimi i saj nga koalicioni u bë me arsyetimin se ka simbole të ngjashme me PD-në zyrtare.

Sot është çelja e fushatës zyrtarisht, ndërsa në fakt fushata ka nisur që në konfirmimin e kandidatëve dhe prezantimi i tyre është bërë i pothuajse të gjithëve./albeu.com


Shtuar 19.02.2022 08:11