Zgjedhjet e 25 Prillit: Zbuloni kur rezulton e pavlefshme fleta e votimit

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka shpjeguar në emisionin “Opinion” procesin e votimit për zgjedhjet e 25 prillit.

Celibashi ka treguar mënyrën e duhur se duhet votuar për të shmangur mundësinë që fleta e votimit të dalë e pavleshme. Nëse votohet për partinë në atë kuadrat dhe për asnjë kandidat, partia e merr votën.

Gjithashtu nëse votohet për partinë dhe për dy kandidatë, partia e merr votën, por kandidatët jo, të dy digjen.

Nëse votohet për partinë dhe një kandidat e merr votën partia dhe kandidati po ashtu.

Qytetari duhet të votojë vetëm partinë, partinë dhe një kandidat ose vetëm një kandidat.

Kjo votë, për partinë dhe një kandidat i një tjetër partie është e pavlefshme.

Nëse X , shenja është brenda kuadratit, janë të vlefshme. Nëse përdoret si shenjë viza, edhe pse është brenda kuadratit mund të konsiderohet e pavlefshme, varet nga interpretimi, pasi mund të jetë aksidentale./Opinion.al


Shtuar 6.04.2021 11:04