Kandidati i PD-së për Kryetar të Bashkisë Korçë Gjergji Gjata dhe 40 kandidatë për Këshillin Bashkiak janë tërhequr nga gara elektorale për Zgjedhjet Vendore 2023.
Vendim është marrë, pasi sipas tyre ka mungesë të procedurave vendimmarrëse në organet drejtuese të PDSh lidhur me kandidimet, si dhe për shkelje të integritetit dhe dinjitetit të të gjithë kandidatëve, cenuar nga vendime personale dhe jo kolegjiale.
“Ju informojmë se unë si kandidati për Kryetar i Bashkisë Korçë dhe 40 kandidatë për Këshillin Bashkiak, të partisë politike PDSh, tërhiqemi nga gara elektorale (në mënyrë të parevokueshme) për Zgjedhjet Vendore 2023, për mungesë të procedurave vendimmarrëse në organet drejtuese të PDSh lidhur me kandidimet, si dhe për shkelje të integritetit dhe dinjitetit të të gjithë kandidatëve, cenuar nga vendime personale dhe jo kolegjiale. Urojmë më të mirën për Korçën dhe suksese për kandidatët më të mirë në të gjithë vendin. Procedurën zyrtare do e kryejmë sipas rregullave që parashikon ligji, pranë KQZ”, është shprehur Gjata në një deklaratë në rrjete sociale.
Partia Demokratike e Enkelejd Alibeajt është ende e paqartë se në sa bashki do të kandidojë për zgjedhjet vendore të 14 majit.
Përmes një konference për mediet, Alibeaj shprehet se PD-ja ndodhet në një situatë kaotike dhe përgjegjës për këtë është Sali Berisha me Edi Ramën.
Sipas kryedemokratit, zaptimi i “Kështjellës” së PD-së në qendër dhe selive në rrethe nga Sali Berisha, pati efektin e vet në mbarëvajtjen e procesit organizacional për zgjedhjet. Sakaq, Edi Rama – sipas tij – është fajtor sepse zvarriti procesin gjyqësor për vulën e PD-së.
Nëpërmjet një konference për mediet, Alibeaj tha se PD-ja ndodhet në një situatë kaotike dhe përgjegjës për këtë është Sali Berisha me Edi Rama.
Sot u zbulua edhe lista e koalicionit Meta-Berisha, “Bashkë Fitojmë” për këshillin bashkiak të Tiranës.
Lista ka 62 emra dhe kryesohet nga mjeku Ilir Alimehmeti. Alimehmeti doli i dyti në garën e primarëve për Tiranën, ku do shkonte në balotazh me Belind Këlliçin, por që u tërhoq nga gara.
Po ashtu në listë është edhe Silva Caka, Endrit Braimllari dhe gazetarja Beti Njuma.
Lista e plotë
- Ilir Alimehmeti
- Silva Caka
- Endrit Braimllari
- Beti Njuma
- Arben Tafaj
- Floida Kërpaçi
- Tedi Blushi
- Ilda Zhulali
- Dorjan Teliti
- Ana Azizaj
- Artan Distafa
- Albana Kepi
- Jonathan Pano
- Erion Bixha
- Genci Gjokutaj
- Keida Kaceli
- Fatjon Bathorja
- Brunilda Paskali
- Blerdi Liçaj
- Endire Bushati
- Julian Deda
- Elona Dhima
- Luçian Qafoku
- Adriana Kalaja
- Bledar Marku
- Elona Guri
- Ardian Elezi
- Festime Serjani
- Gentian Kaprata
- Nasilda Shyti
- Artur Alstafa
- Ajshe Isha
- Esmeralda Demiraj
- Besmir Hoxha
- Rudina Koro
- Redjon Zefi
- Valdete Dashi
- Besfort Dashi
- Besford Dorezi
- Enkeleda Fejzo
- Emiljano Kapllani
- Brunilda Haxhiu
- Xhoel Nonaj
- Dave Marku
- Endrit Memia
- Iva Çarçiu
- Enkelejd Doda
- Viola Vrana
- Nikolin Çali
- Elda Mustafa
- Ermand Bajrami
- Anisa Ibra
- Darius Vishkurti
- Brunilda Salaj
- Adan Kaba
- Eva Metaj
- Dorel Memoçi
- Anxhela Lami
- Ergys Mollaymeri
- Enkelejda Hajderasi
- Artemis Peca
- Menada Bregu
/albeu.com/