Kyebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici, ka njoftuar se në datë 4mars do të zhvillojë një takim në Londër me të rinjtë kuksianë.
Në njoftimin e Gjicit në Facebook qëllimi i këtij takimi ëhstë informimi i të rinjve mbi planin zhvillimor të qytetit për të ardhmen.
Postimi i plotë:
Vijojmë me turet bashkëbiseduese këtë herë me emigrantët kuksianë që janë në Londër, me fokus diskutimi projektet zhvillimore që janë bërë deri tani dhe ndarjen e vizionit për punët e ardhshëm që e presin Kukësin.
Më datë 4 mars, ditë e shtunë, ora 18:00 (me orën e Anglisë), ju ftojmë në Holiday Inn AN IHG’HOTEL London Camden Lock. Pjesë e takimit do jenë edhe rapsodët Rexhep Kovaçi e Hysen Dida.
Në adresën (location):
30 Jamestoën Road
Camden ToËn
Në17BY
England
Kujtojmë që qyteti i Kukësit mban rekord për largimin e të rinjve, ku shumica e tyre kanë zgjedhur të kërkojnë të ardhmen e tyre në Londër.
/AlbEu.com.