Sali Berisha i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Opinion” ka deklaruar se është i bindur se Belind Këlliçi do të fitojë në 14 Maj Bashkinë e Tiranës.
Ish-kryeministri tha se Këlliçi prin në sondazhe ndërsa shtoi se kandidati i PS, Erion Veliaj është i zhytur në negativitet.
“Fitore, fitore, fitore, e katërta është e sigurtë, e merr Belind Këlliçi. Belind Këlliçi prin qoftë në pollin dixhital dhe Erion Veliaj është i zhytur në negativitet. Shifeni Korçën, Sotiraq Filon i cili i mashtron çdo 4 vjet qytetarët e Korçës”, tha Berisha.