Zgjedhjet e 11 majit/ Jozefina Topalli mesazh Diasporës: Ja tre hapat që duhet të ndiqni për t’u regjistruar

Përmes një postimi në rrjetet sociale, drejtuesja politike për Diasporën në Partinë Demokratike, Jozefina Topalli, u ka bërë thirrje shqiptarëve që jetojnë e punojnë jashtë vendit, të regjistrohen për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Topalli ka bërë të ditur tre hapat që sipas saj, u duhen qytetarëve shqiptarë në Diasporë të regjistrohen për zgjedhjet.

Të lidhura

None found

Sipas Topallit, zgjedhësi, që banon nga jashtë territort të Shqipërisë ka të drejtë për t’u regjistruar nga data 11 Janar.

Mesazhi i Topallit:

Zgjedhësi, qe banon nga jashte territor te Shqiperise ka te drejte per t’u rregjistruar nga data 11 Janar.

Rregjistrimi behet ne platformen e KQZ.

Për këtë ai ngarkon në platformë:

(a) numrin e tij personal të identifikimit, datëlindjen dhe vendlindjen e tij;

(b) një pamje të fytyrës së tij nëpërmjet sistemit të verifikimit të pranisë së gjalli të personit

(c) një numër telefoni mobile dhe/ose nje adresë email

Partia Demokratike ka bërë publike regjistrimin on-line për diasporën në faqen e saj zyrtare, ‘Diaspora zgjedh Atdheun’.


Shtuar 5.01.2025 17:20