Zgjedhje e pjesshme vendore, voton kandidatja e PS për Shkodrën, Angoni: Ka ardhur koha të thyhet bastioni i të djathtëve

Kandidatja e Partisë Socialiste Majlinda Angoni ka votuar në Shkodër. Pas përfundimit të votimit ajo ka folur për gazetarët që ishin të pranishëm.

Angoni i ka bërë thirrje qytetarëve të Shkodrës që ta ushtrojnë të drejtën e votës, pasi është një e drejtë kushtuese si edhe bën thirrje që procesi të vazhdojë i qetë, ashti siç ka qenë edhe fushata.

“Ftoj banorët e Shkodrës të marrin pjesë në votime, të ushtrojnë të drejtën kushtetuese që ua garanton ligji. Të kemi votim sa më të qetë, dhe të japim mesazhe se Shkodra është e kulturës dhe e paqes. Ashtu siç ka qenë e gjithë kjo fushatë ashtu të jetë  është përmbyllja e rezultatit final të kësaj fushatë”, tha ndër të tjera Angoni.

E pyetur nëse do të arrijë ta thyejë këtë herë bastionin e të djathtëve, kandidatja e PS u përgjigj:

“Mendoj se po, këtë herë po”./albeu.com


Shtuar 6.03.2022 09:16