ZGJEDHJE 2021/ Shënohet rekord i votave të pavlefshme, mbi 5.4 përqind e totalit

Një rekord fletësh votimi janë shpallura të pavlefshme në zgjedhjet e 25 prillit të vitit 2021.

Deri më tani KQZ ka numëruar gati 563 932 vota të hedhura në 1894 kuti votimi në të gjithë vendin, por ajo që bie në sy është numri i lartë i fletëve të votimit të pavlef

Sipas të dhënave të deri tanishme të KQZ-së janë shpallur ta pavlefshme 28 854 fletë votimi ose më tepër se 5.4  % e totalit të hedhura në kutitë e votimit, raporton abcnews.al.

Kjo sHifër është rekord krahasuar me zgjedhjet e 2017, në të cilat u konstatuan 2 përqind fletë votimi të pavlefshme.

Ndërkohë një ndër arsyet kryesore dyshohet se është fleta e re e votimit, ku qytetarët duhet të bënin kujdes dhe të zgjidhnin partinë dhe një nga kandidatët e partisë.


Shtuar 26.04.2021 12:23