Zgjedhja e presidentes së re, reagon Albin Kurti: Stabilitet institucional! Do punojmë bashkë për suksesin e ish-krerëve të UÇK-së në apel

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas zgjedhjes së Justina Shiroka-Pulës në postin e presidentes së re të vendit.

Përmes një postimi, Kurti e ka cilësuar zgjedhjen e saj si një zhvillim që sjell stabilitet institucional për Kosovën.

Të lidhura

None found

I ndalur tek ligji me ndryshime për Dhomat dhe Prokurorinë e Specializuar në Hagë, Kurti theksoi se do të punohet për të mbështetur procesin e apelimit për ish-krerët e UÇK-së.

“Republika ka presidente të re, profesoreshën Justina Shiroka-Pula, Kosova ka institucione stabile.

Kemi edhe ligjin me ndryshime për Dhomat dhe Prokurorinë e Specializuar në Hagë dhe do të punojmë bashkë për suksesin e ish-krerëve të UÇK-së në apel.

Falënderoj deputetët pjesëmarrës në votim, sikurse edhe kryetarin Hamza që pranoi propozimin. Shumë mund e përpjekje, për kompromisin në fund. Për Republikën e Kosovës!

Urime presidentes së re dhe të gjithë qytetarëve”, shkruan Kurti në Facebook.