Kurti për zgjedhjen e Justina Shiroka-Pulës: Kosova ka institucione stabile

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka përshëndetur zgjedhjen e Justina Shiroka-Pulës në postin e presidentes së Republikës së Kosovës.

Të lidhura

None found

Përmes një reagimi, Kurti deklaroi se me zgjedhjen e presidentes së re, vendi tashmë funksionon me institucione stabile. Ai njoftoi gjithashtu se është miratuar ligji që përmban ndryshime për Dhomat e Specializuara dhe Prokurorinë e Specializuar në Hagë.

Kryeministri u shpreh se institucionet do të bashkëpunojnë për suksesin në apel të ish-krerëve të UÇK-së.

Kurti falënderoi deputetët që morën pjesë në votim, ndërsa vlerësoi edhe kryetarin Hamza për pranimin e propozimit. Sipas tij, kompromisi i arritur në fund ishte rezultat i shumë përpjekjeve dhe angazhimit.

Reagimin e tij, ai e përmbylli me urime për presidenten e re dhe për të gjithë qytetarët e Kosovës.


Shtuar më 7.10.2026 07:25